Zbulohet vota e Shqipërisë për Topin e Artë
Gazetari Besnik Dizdari, përfaqësuesi i Shqipërisë në votimin për Topin e Artë, ka vendosur Lamine Yamalin në vendin e parë të renditjes së tij, duke i dhënë talentit të Barcelonës 15 pikët maksimale, mëson Top Channel.
Sipas votimit, pas Yamali renditet Rodri, i cili merr 12 pikë, ndërsa në vendin e tretë është Ousmane Dembele me 10 pikë.
Kylian Mbappe është pozicionuar në vendin e katërt, me 8 pikë, ndërsa Erling Haaland renditet i pesti me 7 pikë.
Ajo që bie në sy është pozicionimi i Harry Kanes, fituesit të Topit të Artë 2026. Sulmuesi anglez është renditur vetëm në vendin e shtatë nga gazetari shqiptar, duke marrë 4 pikë nga vota e Shqipërisë.
Ndërkohë, votat e tjera të dhëna nga Dizdari ishin:
Portieri më i Mirë: Unai Simon
Trajneri më i Mirë: Luis de la Fuente
Klubi më i Mirë: PSG.