Henry nën kritika pas ceremonisë së Topit të Artë: A e ofendoi Yamalin?
Thierry Henry është kritikuar nga një pjesë e tifozëve pas një komenti drejtuar Lamine Yamalit gjatë ceremonisë së Topit të Artë 2026 në Londër.
Kur ylli i Barcelonës doli në skenë për të pranuar trofeun Kopa për të tretin vit radhazi, Henry e pyeti: “A ishte ky çmimi që dëshiroje vërtet?”
Komenti ishte një aludim për Topin e Artë, të cilin Yamal shpresonte ta fitonte. Disa tifozë e konsideruan pyetjen të pavend, ndërsa të tjerë e interpretuan si një shaka mes futbollistëve.
Yamal reagoi me buzëqeshje dhe e pranoi çmimin me mirënjohje. Ai gjithashtu tha se do të kishte dëshiruar që trofeu t’i jepej bashkëlojtarit të tij, Pau Cubarsit.
Henry u përball me kritika edhe për një moment tjetër gjatë mbrëmjes, kur korrigjoi shqiptimin e emrit të çmimit Sócrates nga bashkëprezantuesja Kate Scott. /Zëri