Klubi britanik detyrohet t’i zhvillojë dy ndeshje të Kupës në të njëjtën ditë, veç 30 minuta njëra pas tjetrës

Klubi britanik detyrohet t’i zhvillojë dy ndeshje të Kupës në të njëjtën ditë, veç 30 minuta njëra pas tjetrës

Sport October 30, 2026 - 10:41

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në futbollin skocez.

Johnstone Burgh është detyruar të ndajë skuadrën në dy grupe, pasi ka dy ndeshje të kupës të planifikuara në të njëjtën ditë dhe pothuajse në të njëjtën kohë.

Më 21 nëntor, klubi duhet të përballet me Tayportin në Scottish Communities Cup, në orën 14:30, ndërsa vetëm 30 minuta më vonë luan kundër Dunipace në Lowland League Cup.

Pavarësisht përpjekjeve për t'i ndryshuar oraret, nuk u gjet një marrëveshje.

Klubi madje ofroi të hiqte dorë nga pjesa e tij e të ardhurave të biletave për të mundësuar shtyrjen e njërës ndeshje.

Trajneri Stevie Farrell do të duhet të krijojë dy formacione të ndryshme, duke përfshirë edhe futbollistë nga ekipi U20.

Një situatë që ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në klub. /Zëri