Barcelona ia mësyn Lisandro Martinezit, argjentinasi në listën e përforcimeve

Barcelona ia mësyn Lisandro Martinezit, argjentinasi në listën e përforcimeve

Sport October 30, 2026 - 10:48

Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të Lisandro Martínezit nga Manchester United.

Mbrojtësi argjentinas shihet si një alternativë më e realizueshme për përforcimin e qendrës së mbrojtjes, pas vështirësive për të siguruar Josko Gvardiolin dhe Alessandro Bastonin.

Martinezi ka kontratë me Unitedin deri në qershor të vitit 2027, ndërsa situata e tij në klub është komplikuar pas kritikave ndaj politikës së transferimeve.

Megjithatë, Barcelona duhet ta vlerësojë edhe historikun e tij të lëndimeve. /Zëri