Zbulohet e ardhmja e Leo Messit
Sport
October 30, 2026 - 12:59
Rikthimi i Lionel Messit te Newell’s Old Boys ka qenë një ëndërr e madhe për tifozët e klubit argjentinas.
Së fundmi u raportua se 39-vjeçari mund të rikthehet në vendlindje në janar 2027, për të luajtur për herë të parë në karrierën profesioniste me klubin ku u formua.
Por Fabrizio Romano ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka negociata për këtë transferim.
Messi ndihet mirë në Shtetet e Bashkuara dhe dëshiron të vazhdojë aventurën me Inter Miamin, ku ka kontratë deri në dhjetor të vitit 2028. /Zëri