Amorim pas triumfit ndaj Interit: Mos prisni vetëm fitore, Milani do të ketë edhe ditë të vështira

Amorim pas triumfit ndaj Interit: Mos prisni vetëm fitore, Milani do të ketë edhe ditë të vështira

Sport November 01, 2026 - 11:22

Fitorja në derbin ndaj Interit ka rikthyer buzëqeshjen te Milani dhe ka lehtësuar presionin mbi Ruben Amorimin, por trajneri portugez ka zgjedhur të ruajë këmbët në tokë.

Pas triumfit 3-1 ndaj rivalit të përbetuar, Amorim pranoi se skuadra bëri hapa përpara, por paralajmëroi se rrugëtimi nuk do të jetë gjithmonë i lehtë.

“Luajtëm mirë në shumë aspekte dhe e nisëm ndeshjen shumë mirë. Po përmirësohemi në krahasim me ndeshjet e tjera. Nuk ishte një paraqitje e jashtëzakonshme, por ishte një natë e jashtëzakonshme për tifozët tanë”, u shpreh ai.

Trajneri i Milanit veçoi kontributin e Mario Gila, Diego Moreiras dhe Adrien Rabiot, të cilët u rikthyen në formacion pas mungesës ndaj Bolognas.

“E ndjeva se skuadra ishte e zemëruar pas rezultatit të fundit. Duhet të jemi të sinqertë, Gila, Moreira dhe Rabiot bënë një ndryshim të madh. Në pjesën e dytë, Modric na ndihmoi shumë në kontrollin e topit”, tha Amorim.

Milani tashmë ka 21 pikë pas 10 xhirove në Serie A dhe renditet në vendin e katërt, katër pikë larg liderëve Lazio dhe Inter. /Zëri