"Alexander-Arnold e bëri një gabim të madh që shkoi te Real Madridi”
Jamie Carragher beson se Trent Alexander-Arnold bëri një gabim të madh duke u larguar nga Liverpooli për t’iu bashkuar Real Madridit dhe nuk do të kishte asnjë problem nëse mbrojtësi anglez do të rikthehej në Anfield.
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit foli për situatën e vështirë të 28-vjeçarit, i cili nuk po arrin të gjejë hapësirë te skuadra madrilene. Alexander-Arnold ka luajtur në vetëm shtatë nga 13 ndeshjet e Real Madridit këtë sezon, duke qenë titullar në katër prej tyre dhe duke regjistruar vetëm një asistim.
“Do ta riktheja. Do të kritikohem shumë për këtë, sepse mendoj se ai bëri një gabim. Mendoj se bëri një gabim të madh duke shkuar në Madrid. Na ka munguar kreativiteti i tij”, deklaroi Carragher në emisionin “The Overlap”.
Situata e anglezit është komplikuar edhe më shumë pas ardhjes së Denzel Dumfries, i cili i ka ngushtuar hapësirat në krahun e djathtë. Sipas Carragher, Alexander-Arnold aktualisht është vetëm alternativa e tretë e Jose Mourinhos në këtë pozitë, madje pas Federico Valverdes.
“Në këtë moment është mbrojtësi i tretë i djathtë te Real Madridi. Kur je alternativa e tretë në një klub, natyrisht që ata duan të largohesh”, shtoi ish-futbollisti anglez.
Mungesa e minutave mund t'i kushtojë Alexander-Arnoldit edhe një vend në listën e Thomas Tuchelit për ndeshjet e ardhshme të Anglisë. /Zëri