Bayerni merr lajme të mira para Atletico Madridit, Olise dhe Neuer rikthehen në skuadër
Sport
November 02, 2026 - 18:40
Bayern Munich ka marrë lajme pozitive para përballjes me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve.
Michael Olise dhe Manuel Neuer janë rikthyer në stërvitje me ekipin dhe janë përfshirë në skuadrën që do të udhëtojë drejt Madridit për ndeshjen e së martës.
Olise kishte pësuar një shqetësim në ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit, e cila përfundoi 2-2, ndërsa Neuer kishte munguar për shkak të një problemi në këmbë.
Megjithatë, Vincent Kompany do të ketë mungesa të rëndësishme. Luis Diaz, Jamal Musiala, Serge Gnabry dhe Ismael Saibari nuk do të jenë në dispozicion për këtë takim. /Zëri