Revolucion në futbollin e Amerikës së Veriut, MLS përshtatet me standardet evropiane

Revolucion në futbollin e Amerikës së Veriut, MLS përshtatet me standardet evropiane

Sport November 02, 2026 - 18:48

Major League Soccer (MLS) po përgatitet për një ndryshim historik, duke vendosur ta përshtatë kalendarin e saj me atë të kampionateve kryesore evropiane.

Nga viti 2027, kampionati amerikan do të zhvillohet sipas formatit verë-pranverë, me fillimin e sezonit në korrik dhe përfundimin në maj. Gjatë dimrit do të ketë një pauzë nga mesi i dhjetorit deri në fillim të shkurtit.

Për të mundësuar këtë ndryshim, në vitin 2027 do të zhvillohet një sezon kalimtar, nga shkurti deri në maj, me vetëm 14 ndeshje të sezonit të rregullt për secilën skuadër.

Ky vendim synon ta afrojë MLS-në me futbollin evropian, të lehtësojë transferimet gjatë afatit kalimtar veror dhe të shmangë përplasjet me kalendarin e ndeshjeve të kombëtareve. /Zëri