FIFPRO i publikon 26 kandidatët për formacionin e vitit
Sport
November 02, 2026 - 18:45
FIFPRO ka publikuar listën me 26 futbollistët kandidatë për formacionin më të mirë të vitit 2026, por në të nuk figuron asnjë lojtar që aktivizohet në Serie A.
Lista përfshin emra të mëdhenj të futbollit botëror, si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe, Erling Haaland, Harry Kane dhe Lamine Yamal.
Në mesin e kandidatëve janë edhe Jude Bellingham, Rodri, Pedri, Bruno Fernandes, Virgil van Dijk dhe Achraf Hakimi.
Mungesa e futbollistëve nga kampionati italian është një tjetër sinjal për përfaqësimin e dobët të Serie A në mesin e më të mirëve të futbollit botëror.
Formacioni përfundimtar me 11 futbollistët më të votuar do të publikohet më 9 nëntor. /Zëri