Bayern Munichu fiton pastër ndaj Atletico Madridit
Sport
November 03, 2026 - 23:02
Bayern Munichu ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Atletico Madridit, duke triumfuar me rezultat 0:2 në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.
Pas një pjese të parë pa gola, bavarezët e gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 54-t, kur Karl shënoi për epërsinë 0:1.
Fitoren e mysafirëve e vulosi Laimer, i cili në minutën e 74-të realizoi golin e dytë dhe të fundit të ndeshjes.
Me këtë sukses, Bayern Munichu ngjitet në kuotën e tetë pikëve dhe renditet në pozitën e tetë, ndërsa Atletico Madridi mbetet me katër pikë në vendin e 22-të.