Interi jep sinjale rikthimi, Feyenoordi mposhtet bindshëm në Rotterdam
Sport
November 03, 2026 - 23:19
Pas zhgënjimit në derbin ndaj Milanit, Interi është rikthyer te fitorja në mënyrën më të mirë të mundshme, duke mposhtur Feyenoordin 3-0 në Rotterdam.
Skuadra e Cristian Chivut tregoi karakter, organizim dhe efikasitet, duke mos i dhënë shumë hapësira kundërshtarit.
Yann Bisseck, Francesco Pio Esposito dhe Piotr Zielinski ishin autorët e golave për zikaltërit, të cilët morën tri pikë shumë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.
Interi duket se ka gjetur sërish kompaktësinë dhe urinë për fitore, duke dhënë një përgjigje të fortë pas humbjes në derbin e Milanos. //Zëri