Fenerbahçe e përmbys dy herë Liverpoolin, Vedat Muriqi protagonist në fitoren spektakolare në Stamboll
Fenerbahçe ka realizuar një përmbysje të madhe në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Liverpoolin me rezultat 3:2 në Stamboll, në një ndeshje dramatike ku vendasit nuk u dorëzuan as pas dy epërsive të anglezëve.
Liverpooli kaloi në avantazh në minutën e 25-të me Trey Nyoni, i cili realizoi golin e tij të parë për ekipin e parë të të kuqve.
Megjithatë, epërsia zgjati vetëm katër minuta, pasi Mason Greenwood barazoi shifrat për Fenerbahçen.
Në pjesën e dytë, Alexander Isak, i futur nga banka rezervë, riktheu epërsinë e Liverpoolit në minutën e 69-të, por vendasit reaguan fuqishëm.
Archie Brown barazoi në minutën e 73-të, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë sulmuesi kosovar Vedat Muriqi shënoi golin e fitores, duke shkaktuar festë të madhe në stadiumin e Stambollit.
Kështu, Fenerbahçe arriti një fitore të madhe 3:2, ndërsa Liverpooli pësoi humbjen e parë në këtë edicion të garave evropiane, duke e humbur bilancin e përsosur pas tri fitoreve radhazi. /Zëri