Bellingham e thyen rekordin e Casillasit, bëhet lojtari më i ri në histori me 60 ndeshje në Champions

Bellingham e thyen rekordin e Casillasit, bëhet lojtari më i ri në histori me 60 ndeshje në Champions

Sport November 04, 2026 - 20:55

Jude Bellingham vazhdon të shkruajë histori në Ligën e Kampionëve. Mesfushori anglez është bërë lojtari më i ri në histori që arrin kuotën e 60 paraqitjeve në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Rekordin e arriti në moshën 23-vjeçare e 128-ditëshe, në ndeshjen e Real Madridit kundër AEK Athinës, duke lënë pas legjendën e klubit madrilen, Iker Casillas.

Ish-portieri spanjoll e kishte arritur këtë shifër në moshën 23-vjeçare e 167-ditëshe, ndërsa Bellingham ia doli ta përmirësonte rekordin për 39 ditë.

Ky nuk është rekordi i parë i tillë për anglezin. Në nëntor të vitit 2025, ai ishte bërë gjithashtu lojtari më i ri që arrinte 50 paraqitje në Champions League.

Bellingham e nisi aventurën në këtë garë me Borussia Dortmundin, në vitin 2020, kur ishte vetëm 17 vjeç.

Prej atëherë, ai ka regjistruar 23 paraqitje me klubin gjerman dhe 37 me Real Madridin, duke realizuar gjithsej 16 gola dhe 14 asistime në këtë kompeticion. /Zëri