23 vjet, 146 gola dhe rekorde të panumërta – aventura legjendare e Ronaldos me Portugalinë

23 vjet, 146 gola dhe rekorde të panumërta – aventura legjendare e Ronaldos me Portugalinë

Sport November 05, 2026 - 12:58

Cristiano Ronaldo largohet nga kombëtarja portugeze si një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Rrugëtimi i tij nisi në vitin 2003, kur ishte vetëm një talent i ri, ndërsa përfundon me 234 ndeshje dhe 146 gola, rekorde që e vendosin në majën e futbollit ndërkombëtar.

Gjatë kësaj periudhe, Ronaldo udhëhoqi Portugalinë drejt triumfit në Evropianin 2016 dhe dy titujve në Ligën e Kombeve, në vitin 2019 dhe 2025.

Një karrierë që nisi me premtime të mëdha dhe përfundoi me një histori të jashtëzakonshme, duke e bërë numrin 7 një simbol të përjetshëm për Portugalinë. /Zëri