Raphinha, i lidhur me Barcelonën deri në vitin 2030

Raphinha, i lidhur me Barcelonën deri në vitin 2030

Sport November 05, 2026 - 13:51

Barcelona ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me Raphinhën. Sulmuesi brazilian ka firmosur marrëveshjen e re, që e mban në “Camp Nou” deri në qershor të vitit 2030.

Rinovimi vjen pas paraqitjeve të shkëlqyera të brazilianit, i cili këtë sezon ka shënuar 19 gola në të gjitha garat, 15 në kampionat dhe katër në Champions League.

Me 190 paraqitje dhe 94 gola, Raphinha tashmë renditet në mesin e katër brazilianëve më të suksesshëm në historinë e Barcelonës, si për ndeshje të zhvilluara, ashtu edhe për gola të shënuar. /Zëri