Portugalia e humb “makinën e parave”, largimi i Ronaldos mund t’i kushtojë miliona federatës

Portugalia e humb “makinën e parave”, largimi i Ronaldos mund t’i kushtojë miliona federatës

Sport November 05, 2026 - 21:08

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Kombëtarja e Portugalisë nuk përfaqëson vetëm një humbje sportive, por edhe një goditje të madhe ekonomike dhe komerciale për Federatën Portugeze të Futbollit.

Sipas ekspertëve të marketingut, Ronaldo është një prej aseteve më të mëdha të futbollit portugez dhe prania e tij ka ndikuar drejtpërdrejt në tërheqjen e sponsorëve, audiencën televizive dhe vlerën e markës së Kombëtares.

Specialisti i brendimit Carlos Coelho paralajmëron se largimi i yllit portugez mund të sjellë rishikim të kontratave të sponsorizimit, madje edhe anulimin e disa prej tyre.

“Ka qindra miliona njerëz në botë që i shikojnë ndeshjet e Portugalisë vetëm për shkak të Cristiano Ronaldos. Nuk u intereson nëse fiton apo humb Portugalia”, është një prej argumenteve të tij.

Ai kujtoi edhe rastin e Al Nassr në Kinë, ku në mungesë të Ronaldos numri i tifozëve në stadium kishte rënë nga 55 mijë në vetëm pesë mijë.

Ndërkohë, ekspertët vlerësojnë se marka personale e Ronaldos mund të dalë edhe më e fuqishme nga kjo situatë, për shkak të vëmendjes së madhe ndërkombëtare. /Zëri