Álvarez po përgatitet për ndeshjen e jetës ndaj Barcelonës

Álvarez po përgatitet për ndeshjen e jetës ndaj Barcelonës

Sport November 05, 2026 - 15:57

Julián Álvarez do të jetë në qendër të vëmendjes të dielën, kur Atlético Madridi pret Barcelonën në “Metropolitano”, në një duel ku është në lojë kreu i La Ligës.

Kjo ndeshje ka rëndësi të veçantë për argjentinasin, pasi Barcelona ishte skuadra që tentoi ta transferonte gjatë verës me ofertë prej 90 milionë eurosh plus bonuse, por Atlético refuzoi.

Álvarez kishte shprehur dëshirën për t'u larguar, gjë që tifozët madrilenë ende nuk ia kanë harruar. Sulmuesi së fundmi kërkoi falje për deklaratat e tij dhe po rikthehet në formën më të mirë.

Tashmë do të përballet me skuadrën ku kishte ëndërruar të luante. Ai ka shënuar katër gola në dhjetë ndeshje kundër Barcelonës me fanellën e Atlético Madridit. /Zëri