Babai i Neymarit e merr drejtimin e Santosit
Sport
November 06, 2026 - 22:31
Santos ka emëruar Neymar da Silva Santos, babanë e yllit brazilian Neymar Jr., në pozitën e drejtorit ekzekutiv (CEO) të klubit.
Ai do të jetë përgjegjës për koordinimin e sektorëve të futbollit, marketingut dhe projekteve të reja të biznesit, si dhe për zhvillimin e talenteve të rinj.
Marrëveshja është e vlefshme deri në fund të vitit 2026, ndërsa vazhdimi i tij në këtë detyrë do të varet edhe nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale të klubit, që mbahen më 12 dhjetor. /Zëri