Barcelona e emëron ish-ministrin e Brendshëm, dikur i dënuar me burg

Barcelona e emëron ish-ministrin e Brendshëm, dikur i dënuar me burg

Sport November 06, 2026 - 22:50

Barcelona ka emëruar Joaquim Forn si përgjegjës të ri për qeverisjen korporative të klubit. Ish-ministri i Brendshëm i Katalonjës do të ketë për detyrë forcimin e strukturës drejtuese dhe mbikëqyrjen e proceseve të vendimmarrjes në klub.

Forn, i diplomuar në drejtësi, ishte ministër i Brendshëm në qeverinë katalanase në vitin 2017.

Ai u arrestua pas përfshirjes në procesin për referendumin e pavarësisë së Katalonjës dhe në vitin 2019 u dënua me 10 vjet e gjashtë muaj burg. Në vitin 2021 u fal dhe u lirua.

Pas largimit nga burgu, ai punoi në shërbimet juridike të grupit Mediapro, ndërsa tani do të kontribuojë me përvojën e tij ligjore dhe institucionale në strukturën e Barcelonës. /Zëri