Fermín López e zbulon lidhjen speciale me Lamine Yamal: Është më i miri në botë
Mesfushori i Barcelonës, Fermín López, ka folur për raportin e veçantë që ka me Lamine Yamal, duke e cilësuar talentin 19-vjeçar si futbollistin më të mirë në botë.
“Lamine është mik dhe bashkëlojtar i shkëlqyer. Kur ai e ka topin, unë gjithmonë kërkoj hapësirë, sepse e di që më sheh dhe më kërkon. Është më i miri në botë dhe ka shumë cilësi”, ka deklaruar Fermín.
Ai ka theksuar se miqësia e tyre jashtë fushës reflektohet edhe gjatë ndeshjeve, ku të dy e kuptojnë shumë mirë njëri-tjetrin.
Kjo lidhje është shndërruar në një armë të rëndësishme për Barcelonën në fazën sulmuese.
Fermín ka folur edhe për momentin e mirë të skuadrës, por ka paralajmëruar se Barcelona nuk duhet të kënaqet me atë që ka arritur deri tani, pasi sezoni është ende i gjatë dhe përpara e presin sfida të vështira. /Zëri