Wengeri mund ta sfidojë Infantinon për president të FIFA-s

Wengeri mund ta sfidojë Infantinon për president të FIFA-s

Sport November 09, 2026 - 13:08

Mundësia që ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, të hyjë në garë për postin e presidentit të FIFA-s dhe të sfidojë Gianni Infantinon po bëhet gjithnjë e më konkrete.

Sipas “The Telegraph”, francezi shihet si një nga kandidatët që mund t'i bëjë konkurrencën më serioze presidentit aktual të FIFA-s. Krahas Wengerit, në skenë është edhe një kandidat misterioz, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik.

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për zhvillimet rreth kësaj gare, pasi më 18 nëntor përfundon afati për paraqitjen e kandidaturave.

Kështu, mbetet të shihet nëse Wengeri do të vendosë zyrtarisht të hyjë në garë për drejtimin e institucionit më të lartë të futbollit botëror, duke synuar t'i japë fund dominimit të Infantinos.