Barcelona dhe PSG-ja mbesin duarbosh, Real Madrid e fiton garën për talentin 16-vjeçar

Barcelona dhe PSG-ja mbesin duarbosh, Real Madrid e fiton garën për talentin 16-vjeçar

Sport November 09, 2026 - 15:18

Real Madrid është shumë pranë një tjetër goditjeje në tregun e talenteve të rinj.

Skuadra mbretërore ka kaluar pengesat e fundit për transferimin e JJ Gabrielit nga Manchester United dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes.

Sulmuesi anglez, i cili konsiderohet një prej talenteve më të mëdha të gjeneratës së tij, kishte tërhequr interesimin e Barcelonës, PSG-së dhe Bayern Munichut.

Megjithatë, projekti i madrilenëve duket se e ka bindur atë për të vazhduar karrierën në Spanjë.

Një nga vështirësitë kryesore ishte mosha e futbollistit dhe procedurat ligjore për transferimin e një lojtari të mitur.

Pas sigurimit të pasaportës evropiane dhe mbushjes së 16 vjetëve më 6 tetor, rruga për finalizimin e operacionit është lehtësuar.

Në këtë proces ka qenë shumë i rëndësishëm Juni Calafat, i cili ka punuar për muaj të tërë për ta bindur talentin.

Real Madrid synon ta zhvillojë fillimisht te Castilla, përpara se t'i hapë rrugën drejt ekipit të parë. /Zëri