Nga kriza në tetë fitore radhazi, Mourinho e ndryshon fytyrën e Real Madridit

Nga kriza në tetë fitore radhazi, Mourinho e ndryshon fytyrën e Real Madridit

Sport November 10, 2026 - 13:41

Vetëm pak javë më parë Real Madrid përballej me një situatë të vështirë, ndërsa pozita e Jose Mourinhos në stol ishte vënë në diskutim.

Sot panorama është krejtësisht tjetër, pasi skuadra madrilene ka gjetur formën dhe po kalon një periudhë të shkëlqyer.

Përmbysja spektakolare ndaj Romës në Ligën e Kampionëve, kur fitoi 4:3 pas disavantazhit 1:3, konsiderohet si pika e kthesës.

Që nga ajo ndeshje, Real Madrid ka fituar besim dhe është shndërruar në një skuadër shumë më kompakte.

Ndryshimet taktike të Mourinhos kanë dhënë efekt. Pa Viniciusin e pezulluar, Diomande ka marrë përgjegjësi në krahun e majtë, ndërsa Arda Guler dhe Bernardo Silva kanë sjellë më shumë kreativitet.

Ndërkohë, Valverde është zhvendosur në krahun e djathtë të mbrojtjes, një vendim që gjithashtu ka ndikuar pozitivisht.

Pas fitoreve ndaj Sevillas, Leipzigut, Barcelonës dhe AEK-ut, madrilenët kanë arritur në tetë triumfe radhazi.

Sipas “Mundo Deportivo”-s, sfida e radhës për Mourinhon është ta ruajë këtë atmosferë dhe formë pas ndërprerjes së kampionateve për shkak të angazhimeve të kombëtareve. /Zëri