Mourinho ia dërgoi një fotografi me fytyrën e tij të tatuazhuar në gjoks, Cucurella zbulon prapaskenën
Marc Cucurella ka zbuluar një anekdotë interesante me trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho.
Futbollisti spanjoll tregoi se portugezi i kishte dërguar një fotografi të montuar, në të cilën fytyra e tij ishte vendosur si tatuazh në gjoksin e mbrojtësit.

Cucurella u bë i njohur edhe për tatuazhin me portretin e përzgjedhësit të Spanjës, Luis de la Fuente, të cilin e bëri pas triumfit në Kampionatin Botëror.
“Mourinho ma dërgoi një fotografi me gjoksin tim dhe fytyrën e tij të tatuazhuar”, tregoi ai për COPE.
Mbrojtësi foli me fjalë të mira edhe për trajnerin portugez, duke theksuar se imazhi që Mourinho ka jashtë fushës nuk përputhet plotësisht me personalitetin e tij në përditshmëri.
“Është shumë i afërt, njeri shumë i mirë, i pëlqen të bisedojë dhe të bëjë shaka”, deklaroi Cucurella.
Ai shtoi se nuk pendohet për tatuazhin që ka bërë, por nuk planifikon të bëjë të tjerë.
“Nuk pendohem, por nuk do të bëj më tatuazhe. Nuk dua të futem më në këto aventura”, përfundoi spanjolli. /Zëri