Toni Kroos dyshon në stilin e lojës së Barcelonës: S’do ta fitojë Ligën e Kampionëve
Ish-mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka analizuar mënyrën e lojës së Barcelonës, duke vënë në pikëpyetje sigurinë e repartit defensiv të skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick.
Gjermani thekson se Barcelona rrezikon shumë me vijën e lartë mbrojtëse, pasi nuk ka futbollistë të mjaftueshëm që mund të përballojnë situatat kur kundërshtarët depërtojnë pas mbrojtjes.
Sipas Kroosit, Pau Cubarsí është mbrojtësi më i mirë i katalonjasve dhe ka cilësitë e nevojshme për të fituar duele individuale.
Megjithatë, ai ka dyshime për pjesën tjetër të repartit defensiv, duke përmendur futbollistë si Joao Cancelo dhe Gerard Martin.
Ish-futbollisti madrilen mendon se kundërshtarët mund ta shfrytëzojnë hapësirën e madhe që krijohet pas mbrojtjes së Barcelonës, veçanërisht kur arrijnë ta kalojnë presionin e parë. /Zëri