“Lamine nuk është si të tjerët”, gazetari spanjoll del në mbrojtje të yllit të Barcelonës

“Lamine nuk është si të tjerët”, gazetari spanjoll del në mbrojtje të yllit të Barcelonës

Sport November 11, 2026 - 09:30

Manu Carreno ka mbështetur vendimin që Lamine Yamal të qëndrojë në Barcelonë për t’u rikuperuar nga shqetësimet në gju, në vend që të udhëtojë me përfaqësuesen spanjolle drejt Pragës.

Gazetari beson se futbollisti i Barcelonës meriton një trajtim të veçantë për shkak të rëndësisë që ka për ekipin.

“Është e vështirë t’i kënaqësh të gjithë. Mua më duket se është vepruar drejt, edhe pse shumëkush pyet nëse ky plan vlen për të gjithë apo vetëm për Laminen”, u shpreh ai në emisionin “El Larguero”.

Carreno theksoi se Spanja duhet ta kuptojë se ka në radhët e saj një futbollist të jashtëzakonshëm.

“Ndoshta duhet të pranojmë se Lamine nuk është si të gjithë të tjerët. Për herë të parë në historinë e futbollit spanjoll kemi lojtarin më të mirë në botë”, deklaroi gazetari.

Ai vlerësoi gjithashtu marrëveshjen mes Barcelonës dhe Federatës, duke theksuar se të dyja palët tashmë po bashkëpunojnë për të mbrojtur interesat e futbollistit.

Plani është që Yamali të rikuperohet plotësisht dhe t’i bashkohet Spanjës për ndeshjen ndaj Anglisë të dielën. /Zëri