Scholesi befason me parashikimin për Haalandin: Do të transferohet te Barcelona, jo te Reali

Scholesi befason me parashikimin për Haalandin: Do të transferohet te Barcelona, jo te Reali

Sport November 11, 2026 - 12:51

Erling Haaland mund të jetë një nga emrat më të mëdhenj të merkatos në vitet e ardhshme, ndërsa Paul Scholes ka dhënë mendimin e tij për klubin, ku mund të vazhdojë karrierën sulmuesi i Manchester Cityt.

Ish-mesfushori anglez beson se Barcelona do të jetë destinacioni i ardhshëm i norvegjezit në rast se largohet nga Etihadi.

“Barcelona. Por ai duket si lojtar për Real Madridin. Mund ta imagjinoj shumë lehtë me fanellën e Real Madridit, por do të shkojë te Barça”, tha Scholesi në podkastin “The Good, The Bad & The Football”.

Ish-bashkëlojtari i tij, Nicky Butt, gjithashtu foli për mundësinë e largimit të Haalandit, duke vënë në pah ndikimin e babait të tij në karrierën e sulmuesit.

“Duke parë se si është babai i tij, do të habitesha nëse nuk ka përgatitur diçka diku”, u shpreh ai.

Për momentin, Haalandi është i lidhur me Manchester Cityn deri në vitin 2034 dhe nuk ka asnjë marrëveshje zyrtare për largimin e tij.

Gjithçka mbetet e kushtëzuar nga zhvillimet rreth çështjes financiare të klubit anglez dhe pasojat e mundshme sportive. /Zëri