Probleme për Izraelin para ndeshjes me Kosovën, edhe një titullar rrezikon të mungojë

Probleme për Izraelin para ndeshjes me Kosovën, edhe një titullar rrezikon të mungojë

Sport November 12, 2026 - 13:48

Kombëtarja e Izraelit po përballet me probleme të reja para përballjes me Kosovën në kuadër të UEFA Nations League.

Sipas raportimeve të mediave izraelite, mbrojtësi i krahut të majtë, Roy Revivo, pritet të mungojë në ndeshjen e së shtunës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Roy Revivo është ankuar për një lëndim muskulor dhe nuk pritet të luajë kundër Kosovës. Ndërkohë, Manor Solomon ka probleme me shpinën dhe nuk është i gatshëm për 90 minuta, prandaj mund të mos jetë titullar”, raporton mediumi izraelit “Sport5”.

Kjo situatë mund të jetë një goditje për Izraelin, që synon rezultat pozitiv në Prishtinë.

Përballja Kosovë–Izrael është paraparë të zhvillohet të shtunën nga ora 15:00, në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Kosova renditet e dyta në grup me pesë pikë, ndërsa Izraeli është i fundit me vetëm dy pikë.