Argjentina e merr vendimin për Scalonin pas pensionimit të Messit
Argjentina merr vendimin për të ardhmen e Scaloni, vazhdon projekti edhe pas largimit të Messit
Lionel Scaloni do të vazhdojë të jetë përzgjedhës i Argjentinës, pavarësisht ndryshimeve të mëdha që e presin kombëtaren pas pensionimit të Lionel Messit nga futbolli ndërkombëtar.
Federata e Futbollit të Argjentinës ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin 48-vjeçar deri në vitin 2030.
Lajmin e bëri të ditur presidenti i federatës, Claudio Tapia, në një konferencë për media, duke i dhënë fund dilemave për të ardhmen e trajnerit.
Scaloni kishte lënë të hapur mundësinë e largimit pas humbjes në finalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës, ndërsa kontrata e tij aktuale skadonte në dhjetor.
Megjithatë, palët kanë gjetur gjuhë të përbashkët për të vazhduar projektin.
Nën drejtimin e tij, Argjentina fitoi Kupën e Botës 2022, dy herë Kupën e Amerikës (2021 dhe 2024), si dhe Finalissimën.
Tashmë sfida e radhës për Scalonin do të jetë ndërtimi i një kombëtareje konkurruese pa Messin. /Zëri