Tetë persona dënohen me burg pas përleshjes mes Nurmagomedovit dhe Dvalishvilit
Sport
November 13, 2026 - 18:34
Tetë persona janë dënuar me nga gjashtë muaj burgim pas përleshjes së bujshme mes Usman Nurmagomedovit dhe Merab Dvalishvilit, e cila ndodhi në një hotel në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Gjashtë prej të përfshirëve janë dënuar për prishje të rendit publik, shkaktim paniku dhe rrezikim të jetës.
Secili prej tyre duhet të paguajë edhe nga 80 mijë dollarë gjobë.
Dy personat e tjerë, të cilët filmuan përleshjen, janë dënuar gjithashtu me nga gjashtë muaj burgim dhe gjobë.
Pas vuajtjes së dënimit, të gjashtë personat do të dëbohen nga Emiratet. Ndërkohë, Merab Dvalishvili është liruar nga paraburgimi.