Owono dënohet me 12 ndeshje pas aksionit tragjik që i mori jetën Jesús de Miguelit
Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka marrë vendimin përfundimtar ndaj portierit të Andorrës, Jesús Owono, duke e dënuar me 12 ndeshje pezullim për ndërhyrjen ndaj futbollistit të Tenerife, Jesús de Miguel, i cili ndërroi jetë pas përplasjes gjatë ndeshjes mes dy skuadrave.
Komiteti Disiplinor ka aplikuar dënimin maksimal të paraparë nga neni 102 i Kodit Disiplinor, i cili parasheh pezullim nga katër deri në 12 ndeshje për veprime të dhunshme që shkaktojnë pasoja të rënda fizike.
Ngjarja ndodhi më 2 nëntor, në minutat e fundit të takimit Tenerife – Andorra.
De Miguel, 30-vjeçar, pësoi arrest kardiak në fushë dhe, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, ndërroi jetë të nesërmen.
Vendimi i federatës ka karakter sportiv dhe është i ndarë nga hetimet gjyqësore për rrethanat e vdekjes së futbollistit. /Zëri