Juventusi e nxjerr në shitje Edon Zhegrovën, synon t'i fitojë 15 milionë euro nga largimi i tij

Juventusi e nxjerr në shitje Edon Zhegrovën, synon t'i fitojë 15 milionë euro nga largimi i tij

Sport November 13, 2026 - 20:37

Edon Zhegrova pritet të jetë njëri prej futbollistëve që mund të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas raportimit të “Goal”, klubi torinez ka vendosur ta nxjerrë sërish në treg futbollistin kosovar, pasi ai nuk ka arritur të sigurojë hapësirën e dëshiruar nën drejtimin e Luciano Spallettit.

Zhegrova nuk u përfshi në listën e Juventusit për garat e UEFA-s, ndërsa në kampionat është aktivizuar kryesisht në minutat e fundit të ndeshjeve.

Përveç dy golave ndaj Sassuolos, të cilët nuk mjaftuan për të shmangur humbjen, sezoni i tij deri më tani është karakterizuar nga shumë kohë e kaluar në bankën rezervë.

Situata e kosovarit pritet të bëhet edhe më e vështirë pas rikthimit të Nico Gonzalezit, Francisco Conceicaos dhe Kenan Yildizit.

Për më tepër, Kolo Muani tashmë po përdoret në krahun e djathtë të sulmit, duke ia zvogëluar edhe më shumë mundësitë Zhegrovës.

Juventusi e vlerëson futbollistin e lindur në vitin 1999 rreth 15 milionë euro.

Ai ka kontratë me bardhezinjtë deri në vitin 2030, por largimi në janar duket një mundësi gjithnjë e më reale. /Zëri