Asllani i dëshpëruar me barazimin, kërkon fitore ndaj Irlandës

Asllani i dëshpëruar me barazimin, kërkon fitore ndaj Irlandës

Sport November 14, 2026 - 19:55

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani ka folur pas barazimit pa gola me Izraelin.

Asllani ka thënë se janë të dëshpëruar për barazimin, dhe se kërkojnë fitore ndaj Irlandës.

“Kemi dashur i gjithë ekipi t’i fitonim tre pikë, jemi të dëshpëruar që nuk fituam. Na pret ndeshja ndaj Irlandës dhe duhet t’i fitojmë pikët e plota. Ka qenë lojë e vështirë. Të dyja ekipet nuk kanë pasur shumë mundësi për të shënuar. Asnjë kundërshtar nuk është i lehtë. Synimi është të fitojmë ndaj Irlandës”, tha Asllani pas ndeshjes.

Kosova do të luajë ndaj Irlandës pas tri ditësh, më 17 nëntor në Dublin.

Kombëtarja dardane ka gjashtë pikë nga pesë ndeshje, dhe zë vendin e dytë në grupin B3 të Ligës së Kombeve.