Lirohen nga grumbullimi te Kosova, Edon Zhegrova dhe Veldin Hoxha

Lirohen nga grumbullimi te Kosova, Edon Zhegrova dhe Veldin Hoxha

Sport November 15, 2026 - 10:11

Përzgjedhësi Franco Foda, ka liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës futbollistët Edon Zhegrova dhe Veldin Hoxha.

Zhegrova është liruar për shkak të lëndimit, i cili e pamundëson të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Irlandës, ndërsa Hoxha për shkak të pezullimit si pasojë e kartonit të kuq (pas dy të verdhëve) në ndeshjen e djeshme kundër Izraelit.