Brajan Gruda flet për debutimin e ëndrrave me Gjermaninë dhe për golin ndaj Serbisë

Brajan Gruda flet për debutimin e ëndrrave me Gjermaninë dhe për golin ndaj Serbisë

Sport November 14, 2026 - 00:41

Brajan Gruda e ka përjetuar një debutim ëndrrash me kombëtaren e Gjermanisë, duke shënuar në fitoren 3-1 ndaj Serbisë në Ligën e Kombeve.

Sulmuesi 22-vjeçar realizoi golin e tretë të gjermanëve në minutën e 50-të, pas një depërtimi individual nga distanca, duke kurorëzuar me gol paraqitjen e tij të parë me përfaqësuesen.

Pas ndeshjes, futbollisti shqiptar foli për golin e realizuar, duke treguar se gjithçka ndodhi në mënyrë instinktive.

“E pashë hapësirën dhe thjesht vazhdova. Nuk u mendova shumë, vetëm e mora topin dhe provova të shkoja përpara”, deklaroi ai.

Gruda foli edhe për ftesën e papritur dhe për debutimin e ëndrrave me Gjermaninë.

“Do të thotë shumë për mua dhe familjen time që jam pjesë e kombëtares. Jam shumë i lumtur dhe dëshiroj të tregoj një paraqitje të mirë.”

"Kur e mora lajmin për ftesën, fillimisht nuk mund ta besoja. M'u desh pak kohë për ta kuptuar, ndërsa më pas më dolën edhe disa lot.”

"Driblimi, besoj se është thjesht në gjakun tim. Kam pasur shumë kënaqësi në fushë.”

“Kam luajtur ashtu siç luaj zakonisht. Sot më shkoi shumëçka mirë dhe shpresoj që të vazhdoj kështu.”

Futbollisti i RB Leipzigut, i cili luan si i huazuar nga Brightoni, e ka nisur kështu në mënyrën më të mirë aventurën me Gjermaninë.

Gruda ishte titullar në skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp dhe mbante fanellën me numrin 10.

Trajneri gjerman e kishte vlerësuar më herët si futbollist me cilësi të veçanta në driblim dhe kreativitet.

Debutimi me gol është një sinjal i shkëlqyer për të ardhmen e tij në përfaqësuesen gjermane. /Zëri