Jeta përrallore e Ronaldos në Arabinë Saudite: Nga rezidencat mbretërore te vilat në ishujt privatë
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez po jetojnë një prej periudhave më luksoze të jetës së tyre në Arabinë Saudite.
Përveç kontratës marramendëse me Al Nassrin, çifti ka krijuar një ambient familjar, ku nuk mungojnë rezidencat ekskluzive, udhëtimet private dhe shërbimet që ofrojnë vetëm resortet më të shtrenjta në botë.
Kur mbërritën në Riad në vitin 2023, familja e Ronaldos u vendos fillimisht në hotelin prestigjioz Four Seasons, në kullën Kingdom Centre.
Akomodimi i tyre përfshinte disa suita luksoze, ndërsa apartamenti kryesor kishte dy kate, kinema private dhe ambiente të dedikuara për pushim e argëtim.
Shpenzimet për këtë qëndrim raportohej se arrinin në rreth 250 mijë funte në muaj.
Një tjetër simbol i këtij luksi janë dy vilat që Ronaldo dhe Georgina blenë në resortin Nujuma, në brigjet e Detit të Kuq.
Të rrethuara nga natyra dhe të vendosura në një zonë me qasje të kufizuar, ato u ofrojnë mundësi për pushime larg vëmendjes publike.
Njëra vilë është menduar për qëndrime familjare, ndërsa tjetra për momente më private.
Ndërkohë, Georgina vazhdon të shfaqë pasionin për modën dhe markat më prestigjioze, duke qenë shpesh në qendër të vëmendjes me paraqitjet e saj.
Për Ronaldon, megjithatë, përtej luksit dhe pasurisë, prioritet mbetet familja, me të cilën shfrytëzon çdo mundësi për të kaluar kohë cilësore jashtë angazhimeve sportive. /Zëri