Ruben Neves reagon pas deklaratave të nënës së Ronaldos: Kjo zhurmë nuk na ndikon!

Ruben Neves reagon pas deklaratave të nënës së Ronaldos: Kjo zhurmë nuk na ndikon!

Sport November 16, 2026 - 20:03

Ruben Neves ka reaguar për polemikat që kanë përfshirë përfaqësuesen e Portugalisë pas pensionimit të Cristiano Ronaldos nga futbolli ndërkombëtar.

Mesfushori i Al-Hilalit iu përgjigj edhe deklaratave të Dolores Aveiros, nënës së Ronaldos, e cila pretendoi se bashkëlojtarët nuk i kishin treguar respektin e duhur djalit të saj në ditët e fundit me kombëtaren.

“Për të qenë shumë i sinqertë, kjo lloj zhurme nuk ndikon në paraqitjet tona në fushë. Kur do të përfundojë? Ndoshta kur të ndalen edhe pyetjet dhe intervistat për këtë temë. Vetë Cristiano i dha fund kësaj çështjeje dhe bëri një deklaratë kur përfundoi aventurën me kombëtaren”, u shpreh Neves.

Ai theksoi se Portugalia është mirënjohëse për gjithçka që Ronaldo ka bërë për ekipin kombëtar dhe futbollin portugez, por tani lojtarët e tjerë duhet të marrin përgjegjësinë.

“Nuk ishim më të mirët në botë kur fituam katër ndeshje në grumbullimin e fundit dhe nuk jemi më të këqijtë vetëm pse humbëm këtë ndeshje”, shtoi mesfushori.

Neves foli edhe për raportin me trajnerin Jorge Jesus, i cili kishte vënë në pikëpyetje ritmin e tij të ndeshjeve.

Ai pranoi se nuk kishte luajtur për dy javë, por theksoi se ndihej mirë fizikisht.

Ndërkohë, Jesus reagoi me diplomaci ndaj deklaratave të nënës së Ronaldos, duke thënë se e respekton atë dhe se e kupton reagimin e një nëne që mbron djalin e saj. /Zëri