Shkëndija rikthehet në stërvitje, në fokus sfida ndaj Sileksit

Shkëndija rikthehet në stërvitje, në fokus sfida ndaj Sileksit

Sport November 18, 2026 - 13:07

Shkëndija nuk ka kohë për të pushuar gjatë. Pas tri ditësh pauzë, skuadra tetovare do t'i rikthehet punës në fushë, duke nisur përgatitjet për sfidën e radhës në kampionat ndaj Sileksit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi kuqezi ka bërë të ditur se fokusi tashmë është te dueli i ardhshëm, me skuadrën që synon të vazhdojë rrugëtimin drejt objektivave të sezonit.

 

“Pas tri ditësh rikthehemi në stërvitje. Puna vazhdon, fokusi mbetet te sfida e radhës”, thuhet në njoftimin e Shkëndijës.

Tetovarët synojnë të përgatiten maksimalisht për përballjen me Sileksin, në një tjetër sfidë të rëndësishme në garën për kreun e tabelës.

Shkëndija vazhdon të luftojë deri në fund për objektivin madhor – titullin kampion. /Zëri