Antonio Conte lë të hapur rikthimin te Juventusi
Sport
November 18, 2026 - 17:04
Antonio Conte nuk e përjashton rikthimin te Juventusi, duke lënë të kuptohet se një ditë mund të mbyllë rrethin me klubin bardhezi.
“Herët a vonë, rrethi me Juventusin do të mbyllet. Nuk e di nëse pas një, dhjetë apo pesëmbëdhjetë vjetësh, por e di se kam lënë diçka te Juventusi”, ka deklaruar Conte.
Trajneri italian zbuloi se kishte mundësi të merrte drejtimin e Juventusit edhe në vitin 2019 dhe 2024, por klubi në ato raste zgjodhi Maurizio Sarrin dhe Thiago Mottën.