Barcelona ia hap rrugën largimit të Araujos, Deco e konfirmon klauzolën prej 47 milionë funtesh

Barcelona ia hap rrugën largimit të Araujos, Deco e konfirmon klauzolën prej 47 milionë funtesh

Sport November 20, 2026 - 08:58

Barcelona është e gatshme ta lejojë Ronald Araujon të transferohet përfundimisht te Liverpooli pas përfundimit të huazimit të tij.

Drejtori sportiv i katalonjasve, Deco, ka konfirmuar se anglezët kanë mundësinë ta blejnë mbrojtësin uruguaian për 47 milionë funte.

Araujo është përshtatur shumë mirë në Premierligë, ku ka fituar besimin e trajnerit Andoni Iraola dhe është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm të Liverpoolit.

Deco ka theksuar se Barcelona do të ishte e kënaqur nëse transferimi bëhet përfundimtar, por ka sqaruar se Liverpooli duhet të arrijë marrëveshje edhe me vetë futbollistin.

“Gjëja më e rëndësishme është që Ronaldi është rikuperuar, është i lumtur dhe po kalon një periudhë pozitive. Nëse paratë vijnë, kjo nuk do të ishte aspak keq”, u shpreh Deco. /Zëri