Reali i përgatit dy rinovime të rëndësishme, radha e Courtoisit dhe Bellinghamit
Real Madrid po vazhdon të sigurojë të ardhmen e yjeve të skuadrës.
Pas rinovimeve të Arda Guler dhe Aurelien Tchouamen, të dy deri në vitin 2032, radha pritet t'u vijë Thibaut Courtois dhe Jude Bellingham.
Sipas “Mundo Deportivo”, portieri belg pritet ta zgjasë kontratën deri në qershor të vitit 2028. Courtois, i cili aktualisht ka marrëveshje deri në vitin 2027, dëshiron ta përfundojë karrierën në “Santiago Bernabeu”.
“Jam shumë i lumtur te Madridi dhe ëndërroj ta përfundoj karrierën këtu. Shpresoj të qëndroj edhe katër apo pesë vjet të tjera”, kishte deklaruar ai.
Ndërkohë, Bellinghami pritet të rinovojë deri në vitin 2031, me një përmirësim të ndjeshëm të pagës.
Mesfushori anglez konsiderohet një prej lojtarëve kryesorë për të tashmen dhe të ardhmen e projektit madrilen. /Zëri