Messi në mision për ta shpëtuar sezonin e Inter Miamit

Messi në mision për ta shpëtuar sezonin e Inter Miamit

Sport November 21, 2026 - 20:33

Lionel Messi ka një mision të qartë me Inter Miamin: ta shpëtojë sezonin në fazën më të rëndësishme të kampionatit.

Ylli argjentinas është në qendër të vëmendjes, teksa skuadra amerikane synon të vazhdojë rrugëtimin në “play-off” dhe të luftojë për objektivat e saj.

Problemet kryesor i skuadrës së drejtuar nga Messi gjatë këtij sezoni ka qenë mbrojtja.

Edhe pse Inter Miami e përfundoi kampionatin e rregullt si skuadra me më shumë gola të shënuar, 59 golat e pësuar në 34 ndeshje bënë që të renditej vetëm në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes.

Kundërshtari i parë në “play-off” do të jetë Columbus Crew, skuadër që e mbylli sezonin në vendin e shtatë dhe që fitoi tetë nga nëntë ndeshjet e fundit.

Inter Miami synon të mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar dhe të bëhet skuadra e parë që nga Los Angeles Galaxy (2011-2012) që fiton dy tituj radhazi në MLS. /Zëri