Nga stoli te titullar, Vinicius fiton besimin e Mourinhos

Nga stoli te titullar, Vinicius fiton besimin e Mourinhos

Sport November 22, 2026 - 11:23

Vinicius Junior po rikthehet në formën më të mirë te Real Madridi.

Edhe pse e nisi nga banka rezervë ndeshjen ndaj Celta Vigos, braziliani pati ndikim të madh në përmbysjen 2:1.

I aktivizuar në minutën e 57-të, Vinicius ishte protagonist në aksionet që sollën të dy golat e madrilenëve, duke dëshmuar se është sërish një lojtar vendimtar.

Jose Mourinho konfirmoi se sulmuesi do të jetë titullar në ndeshjen e së martës ndaj PSV Eindhoven në Ligën e Kampionëve. /Zëri