Shkëndija zbret sot në fushë, kuqezinjtë e synojnë një tjetër fitore

Shkëndija zbret sot në fushë, kuqezinjtë e synojnë një tjetër fitore

Sport November 23, 2026 - 10:36

Shkëndija e Tetovës do të rikthehet sot në aksion, teksa do të përballet me Sileksin në një tjetër sfidë të rëndësishme në kampionat.

Kuqezinjtë udhëtojnë drejt Shkupit me synimin për ta zhvilluar një paraqitje të mirë dhe për ta marrë maksimumin nga kjo përballje.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, me fillim nga ora 13:00.

Përballë do të jetë skuadra e Sileksit, një kundërshtar që kërkon vëmendje dhe përqendrim maksimal gjatë gjithë takimit.

Skuadra tetovare synon të vazhdojë me rezultate pozitive dhe të mbetet në garë për objektivat e saj sezonale.

Për Shkëndijën, çdo ndeshje në këtë fazë të kampionatit ka rëndësi të veçantë, ndërsa pikët janë të domosdoshme në rrugëtimin drejt kreut dhe titullit të kampionit.

Për të gjithë tifozët që nuk do të jenë në stadium, sfida do të transmetohet drejtpërdrejt në Arena Sport, duke filluar nga ora 13:00. /Zëri