Nga kartoni i kuq te kërcënimi me thikë, ndeshja amatore përfundon në kaos

Nga kartoni i kuq te kërcënimi me thikë, ndeshja amatore përfundon në kaos

Sport November 23, 2026 - 11:50

Një episod i rëndë dhune ka tronditur futbollin italian. Në një ndeshje të kategorisë së tretë në Marsala të Sicilisë, një lojtar i përjashtuar nga loja është rikthyer në fushë me thikë, duke kërcënuar futbollistët dhe drejtuesit e ekipit kundërshtar.

Gjithçka nisi pas një përplasjeje në fushë, kur lojtari i Galactic Paolinit goditi me shqelma një kundërshtar në momentin kur loja ishte e ndalur.

Arbitri e ndëshkoi me të kuq, por futbollisti nuk u qetësua as pas largimit nga loja.

Ai u kthye nga zhveshtoret i armatosur me një thikë dhe, sipas dëshmive të publikuara nga Athletic Partanna, nisi të kërcënonte pjesëtarët e skuadrës kundërshtare.

Situata eskaloi deri në momentin kur ai kapi për fyti një drejtues të ekipit, ndërsa në dorën tjetër mbante thikën.

Arbitri Vincenzo Pernice vendosi ta ndërpresë përfundimisht ndeshjen, ndërsa u kërkua menjëherë ndërhyrja e policisë përmes numrit emergjent 112.

Autoritetet mbërritën në vendin e ngjarjes, morën dëshmitë dhe identifikuan personat e përfshirë.

Athletic Partanna ka paralajmëruar se do ta paraqesë rastin pranë Federatës Italiane të Futbollit dhe organeve të drejtësisë. /Zëri