Shkëndija e nderon Agron Memedin, futbollistët e presin familjen e tij
Sport
November 23, 2026 - 14:15
Në prag të ndeshjes me Sileksin, futbollistët dhe stafi i Shkëndijës i pritën familjarët e të ndjerit Agron Memedi, në një ceremoni përkujtimore në nder të ish-futbollistit dhe ndihmëstrajnerit të klubit kuqezi.
“Një moment respekti dhe mirënjohjeje për njeriun që la gjurmë në klubin tonë”, shkroi Shkëndija.