Hamza thirrje për fushatë të ndershme: Mos i përdorini resurset shtetërore për garë
Foto: Laura Hasani

Hamza thirrje për fushatë të ndershme: Mos i përdorini resurset shtetërore për garë

Zgjedhjet 2026 May 28, 2026 - 13:32

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë thirrje për një fushatë të ndershme te të gjitha partitë.

Në një konferencë për media, Hamza tha se pushteti ka përgjegjësi të garantojë barazi dhe ndershmëri në zgjedhje, duke shtuar se nuk duhet lejuar përdorimi i resurseve shtetërore në funksion të fushatës.

Image

Hamza tha se veprimet nga pushteti ditëve të fundit garën për fushatë e bëjnë të pabarabartë.

Image

“Sot, më 28 maj, në Ferizaj do të hapim zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e datës 7 qershor. Në orën 20:00, në sheshin te komuna e Ferizajt, ftoj të gjithë qytetarët të na bashkohen. Po hyjmë në këtë fushatë me respekt për qytetarët, me besim te demokracia dhe me vizion të qartë për ta nxjerrë Kosovën nga kriza. Prandaj, dua t'u bëj thirrje të gjitha partive politike që kjo fushatë të jetë e qetë, demokratike, me korrektësi të ndërsjellë dhe me respekt për standardet e zgjedhjeve të lira”, tha Hamza.

Image

Image

Image