KQZ: Mbi 10 mijë votues kanë votuar në përfaqësitë diplomatike
Foto: Laura Hasani

KQZ: Mbi 10 mijë votues kanë votuar në përfaqësitë diplomatike

Zgjedhjet 2026 June 06, 2026 - 14:18

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka mbajtur konferencën e radhës, ku ka dhënë detaje lidhur me ecurinë e procesi të votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës po zhvillohet në të gjitha misionet e planifikuara.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se deri në orën 13:00 kanë votuar 10,804 shtetas të regjistruar, njofton Dukagjini.

Mes tjerash, Elezi bëri të ditur edhe se janë hapur qendrat e vendvotimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, dhe se procesi tashmë është aktiv në të gjitha përfaqësitë diplomatike.

“Me fillimin e votimit në përfaqësitë diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë, ju njoftojmë se tashmë procesi i votimit është duke vazhduar në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës”, u shpreh Elezi.

Kujtojmë se votimi do të zhvillohet në 47 vendvotime që u përkasin 17 ambasadave dhe 13 konsullatave të Republikës së Kosovës, të cilat janë të vendosura në 18 shtete të ndryshme.

Numri i përgjithshëm i shtetasve të regjistruar për të votuar në 30 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës është 27,724 votues