Haradinaj i shoqëruar nga nëna: Me votën tuaj vendosni për Kosovën e për vitet që vijnë
Zgjedhjet 2026
June 07, 2026 - 09:35
Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar.
Ai këtë proces e kreu i shoqeruar nga nëna e tij, shkruan Zeri.info.
Haradinaj u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë, sepse në këtë mënyrë përcaktohet e ardhmja e Kosovës.
“Bashkë me Nanën Rukë votuam në Gllogjan.
Votoni edhe ju!
Me votën tuaj vendosni për Kosovën e për vitet që vijnë”, shkroi ai. /Zëri